Pandemia, Meghan e Harry dhurojnë të ardhurat e martesës mbretërore

Duka dhe dukesha e Sussex kanë kontaktuar së fundmi me një organizatë bamrësie për të ndihmuar me ushqim familjet në nevojë gjatë periudhës së bllokadës së Covid-19. Meghan Markle e Princi Harry kanë kërkuar që të ardhurat e martesës së tyre mbretërore prej rreth 90,000 paundë t’i jepen grupit bamirës Feeding Britain.

Një zëdhënës i çiftit tha se ata ishin impresionuar me punën e organizatës gjatë krizës së virusit. Ish-mbretërorët u njohën me organizatën kur vizituan supermarketin e tyre të komunitetit në Merseyside, në janar të vitit të shkuar kur Meghan ishte shtatzënë.

“Duka dhe dukesha folën kohët e fundit me kryepeshkopin dhe dëgjuan për punën e bërë nga organizata e tij në mbështetje të njerëzve në nevojë gjatë krizës së Covid-19. Ata ishin të lumtur të siguronin para për të dhuruar për nje kauzë të tillë madhore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?