Papa pëlqeu foton e modeles braziliane? Vatikani pyet Instagramin për këtë skandal
Vatikani po heton se si është e mundur që llogaria e Papës në Instagram, pëlqeu një foto ekstravagante të një modeleje braziliane, pikërisht të Natalia Garibotto. Më 14 nëntor, Agjencia Katolike e Lajmeve raportoi skandalin dhe kërkoi shpjegime nga Selia e Shenjtë, e cila nuk komentoi. Është ende e paqartë sesi llogaria e Papës në Instagram pëlqeu foton.
CNA raporton se Vatikani ka nisur një hetim dhe po kërkon shpjegime nga Instagrami. Një përfaqësues nga Selia e Shenjtë tha për Guardian se asnjë prej stafit nuk e ka pëlqyer foton. Llogaria e Papa Françeskut është e popullarizuar në Instagram dhe numëron më shumë se 7.4 milionë ndjekës, por ai rrallë poston.
“Papa nuk është si Donald Trump. Nuk qëndron ulur duke përdorur telefonin dhe kompjuterin për të postuar çdo ditë”,-tha Robert Mickens, redaktori me bazë në Romë i botimit në gjuhën angleze të gazetës së përditshme katolike La Croix. Kurse Natalia Garibotto, bëri shaka duke thënë ”Të paktën do të shkoj në Parajsë”.
View this post on Instagram