Paparacët e kapin mat me një brune simpatike në makinë, Can Yaman vihet në siklet

Can Yaman është ndër aktorët më të përfolur të momentit në Turqi dhe sa herë që mediat shkruajnë për të ka goxha interes. Para disa muajsh u tha se aktori ishte në lidhje dashurie me një vajzë të panjohur, mirëpo ai i hodhi poshtë zërat kur ishte i ftuar në një emision në Itali.

Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka. Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashmen. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi”, u shpreh Yaman.

Mirëpo pavarësisht këtyre fjalëve ai vazhdon të ndiqet këmba-këmbës nga mediat derisa të zbulohet diçka nga jeta e tij private. Së fundmi Can është fotografuar nga paparaci në një makinë me një vajzë brune simpatike, me të cilën thuhet se ka kaluar gjithë mbrëmjen deri në orët e para të mëngjesit.

Thuhet se Can u përpoq të shmangte gazetarët dhe fotografët gjatë gjithë kohës dhe u shokua kur i pa para derës së makinës. Mediat turke shkruajnë se aktori është panikosur dhe i ka thënë shoferit “jepi gaz”, por vajza që kishte përkrah nuk është dalluar sepse ishte ulur në cep.

Ndoshta Can mund të ketë nisur një histori të re dashurie që do e ketë vendosur në siklet kaq të madh para paparacëve, megjithatë çdo gjë do të zbulohet me kalimin e kohës.

SHKARKO APP