PAPARACI/ Ngjyra e Rilindjes josh Jorida Tabakun, Felaj u rikthehet fundeve të shkurtra

Këtë javë paparaci i “Panorama” ka fiksuar disa momente interesante nga daljet e figurave të njohura të politikës.

Në fotot e mëposhtme do të shihni se si duket deputetja e PD-së Jorida Tabaku, veshur e gjitha me ngjyrën lejla teksa bie në sy edhe barku i rrumbullakosur. Alfred Peza ka rënë në sy për stilin e veçantë të syzeve, e ndërsa Olta Xhaçka është fotografuar teksa kalon kohë me vogëlushen e saj.

Po ashtu, ministrja Ermonela Felja teksa ka parakaluar në shkallët e Kuvendit, ka rënë në sy për veshjen e saj, ku mesa duket i është rikthyer fundeve të shkurta.

Paparacit nuk i ka shpëtuar as veshja elegante dhe aksesori interesant i Gramoz Ruçit, i cili mbanë në dorë një çantë klasike. E ndërsa kryetarët e partive opozitare janë fotografuar teksa janë mbledhur bashkë, e në portretet e tyre lexoheshin shenja ankthi.

Ngjyra e Rilindjes josh Jorida Tabakun

Teksa shkonte për në çadër, është fotografuar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Siç e dini ajo është shtatzënë dhe tashmë format e saj janë mëse të dukshme. Por ngjyra e zgjedhur e fustanit na intrigoi pak.

p4Zonja Jorida kishte zgjedhur ngjyrat e Rilindjes, një lejla të fortë, e cila për hir të së vërtetës i shkonte shumë, por nga ana tjetër, është si një antimarkenting për simbolet e partisë së saj. Megjithëse duhet thënë që para një rrobe të bukur, femrat nuk është se bëjnë shumë filozofi, e pëlqejnë, e veshin dhe kaq!

Fred Peza çudit me modelin ekstravagant të syzeve

Ka qene në qendër të vëmendjes këto ditë ish-gazetari dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza. Pas lajmit se ai dhe bashkëshortja kanë grumbulluar 1 miliard lekë pasuri, Prokuroria ka kërkuar sekuestro mbi paratë, të cilat sipas saj deputeti nuk arrin t’i justifikojë.

p13Siç e dini, vetë Peza ka dhënë një deklaratë për këtë temë dhe pikërisht në këtë ditë është fotografuar nga paparaci ynë teksa po dilte nga salla e Parlamentit. Me gjithë atë siklet, ai nuk ka humbur dëshirën dhe sportivitetin për të vënë një palë syze shumë ekstravagante, të cilat dukej që i pëlqenin dhe i mbante gjithë qejf!

Ministrja Olta Xhaçka në momente private

Nuk është e veshur me kostumet formale të punës, as ka bërë ndonjë krehje flokësh klasike. Në një kënd lojrash për fëmijë, ministrja e Mirëqenies Olta Xhaçka është thjesht një grua, e cila ka shfrytëzuar fundjavën për t’iu dedikuar vajzës së saj. Dhe si çdo mama që nuk ka një post aq të rëndësishëm si mami Olta, ajo ka veshur xhinset dhe atletet dhe ka dalë të argëtojë vajzën e saj.p7p8Me siguri ato momente kanë qenë relaksuese dhe të këndshme, jo vetëm për vajzën e vogël që luante, por edhe për vetë Oltën, e cila ka mundësi kështu të qëndrojë disa orë larg zhurmës së politikës, që nganjëherë bëhet e padurueshme.

Ministrja u rikthehet fundeve të shkurtra

Të gjithë e njohin tashmë pasionin e ministres Ermonela Felaj për fundet pak të shkurtra. Ajo i mban non stop, sidomos në stinë me diell.p11Ndërsa gjatë dimrit ajo ka preferuar kryesisht pantallonat. Por kësaj here nuk ka pritur që temperaturat të rriten, por u është rikthyer fundeve të saj të shkurtra që, mesa duket, i pëlqen aq shumë.

Aksesori elegant i Gramozit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, përfaqëson politikanin e karrierës, me një stil tejet klasik. Kjo reflektohet në veshje dhe në mënyrën e sjelljes.p12Por kësaj here na tërhoqi vëmendjen një detaj, çanta që mbante zoti Ruçi ishte e një stili mjaft elegant dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me çantat e mëdha klasike të zyrtarëve.

Ankth para takimit!

Ky është momenti para takimit të kryetarëve të partive opozitare me ministrat gjermanë dhe holandezë, pak ditë më parë.p3Siç e shihni edhe nga fotot, ankthi lexohet në portretet e të gjithëve, pasi siç e dimë, ministri i Jashtëm gjerman foli me tone të ashpra për opozitën në çadër.

/panorama

SHKARKO APP