Paralajmëron Alketa Vejsiu: Do tregoj prapaskenat e festivalit

Moderatorja Alketa Vejsiu ka paralajmëruar se shume shpejt do të zbulojë parapaskenat e Festivalit të Këngës në RTSH.

Festivali i 58-të u shoqërua me mjaft polemika, teksa vendin e parë e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa si fituese ishte përfolur Elvana Gjata.

Elvana nuk e fshehu dot zhgënjimin, po ashtu edhe Alketa e cila shprehu hapur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa sulmoi edhe jurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa në mediat online është shkruar për një “sher mes Vejsiut dhe Vera Grabockës”, ka ardhur edhe reagimi i moderatores, e cila paralajmëron për nxjerrjen e prapaskenave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam produkt i skuadrës sime që kujdeset me aq shumë dashuri! Së shpejti në Kanalin Tim në You Tube Alketa Vejsiu Official Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, shkruan ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?