Parfumet që meshkujt pëlqejnë t’i nuhasin te femrat
Është një fakt i njohur që një parfum nuk do të ketë erë të njëjtë te dy persona, sado të ngjashëm të jenë ata, sepse secili prej nesh ka një kimi të veçantë të trupit.
Përveç kësaj, aroma luan, ndoshta, një rol vendimtar në joshje. Prandaj do të ishte mirë të zgjidhnit ato që zgjasin më shumë, por edhe të dini se cilat nota i tërheqin më shumë meshkujt.
Cilat parfume i preferojnë Zendaye, Kaie Gerber, Selena Gomez, Bella dhe Gigi Hadid?
Tani nje admiruese parfumesh ka zbuluar tre parfume femrash që i mahnitin meshkujt:
1. Black Opium, YSL
Në vend të parë është Black Opium nga Yves Saint Laurent. Ky parfum ka notat bazë të kafesë që plotësojnë aromën më të lehtë të dardhës dhe mandarinës. Është e preferuara e shumë vajzave,
2. Good Girl, Carolina Herrera
Një parfum tjetër i theksuar nga kjo adhuruese e aromave të shtrenjta nuk është aq popullor sa Black Opium. Bëhet fjalë për aromën e shtëpisë së modës njujorkeze Carolina Herrera. Parfumi i tyre Good Girl ka nota manaferrash dhe jasemini me një nuancë druri. Dhe ajo që e bën të veçantë është shishja e dizajnuar bukur.
3.Sweet Like Candy, Ariana Grande
Parfumi i tretë që mori lëvdata në video është Sweet Like Candy, aroma e Ariana Grande. Notat e sipërme janë manaferra, dardha dhe bergamoti, ndërsa notat bazë janë vanilje dhe fije kashte