Paris dedikim emocionues në ditën e lindjes së babait të saj Michael Jackson

Paris Jackson ka bërë një dedikim emocionues në ditën e lindjes së babait të saj, legjendës së popit Michael, i cili sot do të ishte 59-vjeç.

18-vjeçarja postuar të martën në Instagram një foto të saj dhe këngëtarit të ndjerë kur ajo ishte e vogël.

“I uroj Gezuar Ditëlindjen dashurisë së jetës sime, personit që më tregoi se çfarë është në të vërtetë pasioni, që më dha forcë të madhe për të jetuar dhe më mësoi si të ëndërroj,”-nis urimin prekës Paris. “Unë asnjëherë nuk do ta ndej dashurinë në të njëjtën mënyrë siç e ndjeva me ty. Ti je gjithmonë me mua dhe unë jam gjithmonë me ty. Megjithëse unë nuk jam ti dhe ti nuk je unë, e di që me gjithë qenien time se ne jemi një. Dhe shpirtrat tanë nuk do të ndryshojnë kurrë. Faleminderit për magjinë, përgjithmonë dhe gjithmonë.”

Mbreti i popit vdiq nga një atak kardiak në qershor të vitit 2009, kur Paris ishte vetëm 11 vjeç.

SHKARKO APP