Paris Hilton do të bëhet nënë me fertilizim InVitro, trashëgimtarja flet për vendimin që ka marr
Paris Hilton ka vendosur të krijojë familjen e saj. Biznesmenia e njohur për jetën e saj luksoze tha për “The Trend Reporter with Mara” se ka nisur fertilizimin InVitro. Paris u shpreh se partneri i saj, biznesmeni Carter Reum e ka mbështetur gjatë këtij procesi.
Hilton ka thënë se iu drejtua IVF sepse ishte mënyra e vetme që mund të siguronte që të kishte “binjakë, një djalë dhe një vajzë”.
“Ne kemi bërë IVF, kështu që unë mund të zgjedh binjakë nëse më pëlqen,” -tha Hilton, duke shtuar se ishte mikesha e saj e vjetër Kim Kardashian – e cila mirëpriti dy fëmijë përmes një nëne surrogate – që i tha për këtë gjë. “Ishte Kim që më tha për këtë. Unë nuk dija asgjë në lidhje me të. Jam e lumtur që ajo më këshilloi dhe më prezantoi me mjekun e saj.”
Këngëtarja e “Stars Are Blind” shtoi se ajo tashmë e ka përfunduar procedurën e marrjes së vezëve.
“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë,” -kujton ajo, përpara se të fliste për Reum. “Thjesht duke e bërë këtë gjë së bashku dhe të kesh një partner që është aq shumë mbështetës dhe gjithmonë më bën të ndihem si një princeshë… nuk ishte aq keq”.