Paris Hilton është dhunuar në të pesta lidhjet që ka pasur
Trashëgimtarja e disa hoteleve luksoze, Paris Hilton ka rrëfyer së fundmi për “People” disa anë të errëta të saj.
Ajo rrëfen dramat e kaluara në konvikt teksa është abuzuar por gjithashtu edhe në marrëdhëniet që ka pasur me meshkujt:
“Nga momenti kur u zgjova derisa shkova në shtrat, ajo (punonjësja e koviktit) ishte gjithë ditën duke bërtitur në fytyrën time, duke bërtitur kundër meje, tortura të vazhdueshme. Stafi na thoshte gjëra të tmerrshme. Ata vazhdimisht më bënin të ndjehesha keq me veten dhe më ngacmonin. Ata ishin abuzivë fizikisht, duke na goditur dhe mbytur”, shprehet Hilton.
Gjithashtu, ajo tregon edhe për marrëdhëniet me disa nga të dashurit që ka pasur në të shkuarën:
“Unë kam kaluar marrëdhënie të shumta abuzive. Unë u mbyta, u godita, u kapa në mënyrë agresive. Unë durova gjëra që askush nuk duhet t’i bënte. Ata më dukeshin njerëz të mirë, por më pas nxirrnin fytyrat e vërteta. Ata nisnin të bëheshin xhelozë, ose përpiqeshin të më kontrollonin. Dhe më pas vinte një pikë ku ata do bëheshin abuzivë fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht”.