Paris Hilton: Ndarja me të fejuarin ishte vendimi më i mirë i jetës time
Trashëgimtarja e njohur Paris Hilton ishte gati të martohej me partnerin e saj, Chris Zylka, mirëpo papritur dyshja i dha fund para martesës.
Ndarja e tyre u bë kryefjala e mediave dhe të gjithë u habitëm kur Zylka i kërkoi mbrapsht partneres unazën 2 milion dollarë. Mirëpo, Paris nuk e çoi asnjëherë nëpër mend t’i kthente unazën dhe vazhdoi me jetën e saj.
Dy vite pas ndarjes, Hilton është falenderuese ndaj vetes për vendimin që ka marrë. Ajo është shprehur për “Cosmopolitan Uk” se Chris thjesht nuk ishte për të, pasi ajo meriton më shumë shkruan Fox News.
“Ndjenjë e mirë kur dikush nuk të kontrollon. Në marrëdhëniet me disa njerëz ekziston rreziku dhe frika se mos të punojnë diçka pas krahëve. Ndihem me fat tani që nuk kam atë frikë sepse jam e pavarur. Nuk mendoj se ishte i duhuri për mua. Unë meritoj një person të mrekullueshëm. Nuk ishte i duhuri. Kam punuar shumë që t’i jap jetën time dikujt. Ata duhet të jenë perfekt.” -është shprehur ajo.
Hilton duket se po shijon beqarinë e saj dhe ende s’kemi asnjë lajm për ndonjë lidhje të re në horizont.