Paris Hilton: Në kolegj më kanë torturuar vazhdimisht
Paratë nuk sjellin gjithmonë lumturinë. Këtë shprehje të vjetër e konfirmon edhe një herë Paris Hilton, një nga trashëgimtaret më të njohura në botë.
Të gjithë e kanë zili jetën e saj, mes festave në jahte luksoze, veshjeve e makina të shtrenjta por Paris ka edhe një të kaluar jo fort të këndshme mes dhunës fizike dhe asaj psikologjike.
Pak javë para publikimit të dokumentarit të saj “This Is Paris” (14 Shtator në Youtube Originals), ylli amerikan vendosi të flasë për abuzimet që pësoi në adoleshencë:
“Kam qenë 11 muaj në një shkollë-konvikt në Utah, ku më bërtisnin pa fund, më bullizonin të gjithë shokët e shoqet, ndërsa kujdestarët e punonjesit në konvikt më rrihnin.
Trashëgimtarja e hoteleve në një intervistë për revistën ‘People’ rrëfeu për jetën e saj në New York, arratisjet e vazhdueshme, dashurinë për jetën e natës dhe vendimin e prindërve për ta transferuar atë në konvikt.
“Duhej të ishte një shkollë por nuk ishte e tillë. Punonjësit në konfikt dhe në shkollë më thoshin gjëra të tmerrshme që më bënin të ndihesha në siklet me veten time. Mendoj që qëllimi i tyre ishte që të na shkatërronin. Kujdestarët në konvikt ishin të dhunshëm fizikisht më rrihnin, donin të ngjallnin frike tek ne”- ka treguar Paris Hilton.