Paris Hilton rrëfen një përvojë traumatike të fëmijërisë (VIDEO)

Pasi luajti në seritë televizive ”Simple Life” në vitin 2003, Paris Hilton u bë një emër i njohur në botë. Pak ditë më parë, ajo  publikoi një trailer në YouTube të dokumentarit të saj të ardhshëm të quajtur “This Is Paris”, me nëntitull “The Paris You Never Knew”.

Ylli 39-vjeçar la të kuptohet për një përvojë traumatike të fëmijërisë që ajo e mbante sekret nga familja e saj, madje edhe nga motra Nicky Hilton. Klipi fillon me Paris në shtëpinë e saj së bashku me qenin, përpara se të shfaqen imazhet dhe videot e saj duke pozuar në tapetin e kuq.

Biondja dëgjohet duke thënë, ”ndjehem sikur e gjithë bota nuk më njeh mua. Askush me të vërtetë nuk e di kush jam”. Ajo thotë edhe ”Më falni që jam mësuar të luaj një personash që është e vështirë për mua të jem normal”.

Paris është parë më pas në një skenë tjetër duke u thënë prindërve të saj për këtë. ”Nuk mund t’ju tregoja për këtë sepse çdo herë që përpiqesha, do të ndëshkohesha prej tyre.Unë ende kam makth për këtë. E vetmja gjë që shpëtoi mendjen time është të mendoj se kush kam dashur të bëhem kur u largova prej andej”.

The Paris Hilton you never knew | This Is Paris (Official Trailer) | Paris Hilton

SHKARKO APP