Pas 2 viteve, çifti Harry-Meghan bëjnë paraqitjen e parë publike në Mbretërinë e Bashkuar
Çifti Harry-Meghan, janë parë në festimet e Jubileut të Platintë në paraqitjen e tyre të parë publike në Mbretërinë e Bashkuar që kur u larguan si anëtarë të familjes mbretërore, më shumë se dy vjet më parë.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it, u panë duke parë paradën e ditëlindjes së Mbretëreshës “Trooping the Colour” nga Zyra e Gjeneral Majorit me pamje nga Parada e Rojeve të Kuajve.
Harry dukej se kishte veshur një kostum në vend të uniformës ushtarake, pasi atij iu hoqën titujt e nderit, pasi u largua nga familja mbretërore. Çifti dhe dy fëmijët e tyre fluturuan për në Mbretërinë e Bashkuar nga Kalifornia këtë javë përpara festimeve për të shënuar mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës.