Pas 4 edicioneve të Big Brother Vip, në finale vetëm një femër me 3 burra
Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë finalistët e ”Big Brother Albania Vip 5” që do të përballen mes tyre në natën finale të 18 prillit, ku do të vendoset edhe fituesi i çmimit të madh. Pas shpalljes së finalistëve, atmosfera u mbush me emocione dhe festë.
Katër finalistët shijuan një spektakël të veçantë me fishekzjarre, duke festuar rrugëtimin e tyre deri në finale. Pas 4 edicioneve vip, në finale për herë të parë është vetëm një grua.
Momenti u shoqërua me entuziazëm dhe emocione të forta, pasi secili prej tyre tashmë është vetëm një hap larg çmimit kryesor. Gjatë spektaklit live, moderatori Ledion Liço njoftoi edhe hapjen e televotimit, duke iu drejtuar publikut që tashmë ka në dorë vendimin përfundimtar.
KOHA JONË SONDAZH

