Pas 6 muajsh, çifti i jep fund lidhjes për këtë arsye!

Një burim i afërt me aktoren Ashley Benson konfirmon për E! News se ylli i “Pretty Little Liars” është ndarë nga G-Eazy disa ditë më parë. Sipas burimit, aktorja dhe reperi “kishin patur probleme dhe zënka kohët e fundit”.

“Ashley-t s’i pëlqente mënyra se si ai vepronte rreth saj. Kimia mes tyre s’dukej më dhe ajo i tha se gjithçka ka marrë fund.”

Burimi thotë gjithashtu se “ajo nuk ndjente se reperi ishte plotësisht i përkushtuar ndaj saj”.

G-Eazy është njohur gjithnjë si tip flirtues dhe tradhtia ose flirtmi me të tjera mendohet të jetë edhe një nga arsyet e ndarjes me ish-të dashurën e tij, Halsey-n.

Insider tregon se ndonëse Benson ishte e vetëdijshme për këtë, ajo “filloi të kishte hezitime, vetëm kur lidhja nisi të bëhej serioze” dhe e përshkruan reperin si “i njëjti djalë që ka qenë gjithmonë”.

Ndarjen e konfirmon disi edhe vetë çifti, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

SHKARKO APP