Pas 70 vitesh ndryshon ”Miss Universe”, tani në garë nënat edhe gratë e martuara
Pas më shumë se 70 vitesh, konkursi global i “Miss Universe” po bën ndryshime të mëdha në procesin e përzgjedhjes. Duke filluar nga viti i ardhshëm, konkursi do të lejojë gratë dhe nënat e martuara të konkurrojnë.
“Ne të gjithë besojmë se gratë duhet të kenë liri mbi jetën e tyre dhe se vendimet personale të një njeriu nuk duhet të jenë pengesë për suksesin e tyre”, tha konkursi në një deklaratë.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi për konkursin e 72-të të “Miss Universe” në 2023.