Pas 8-vjetësh këngëtarja shqiptare zbulon surprizën e rikthimit

Plot 8 vite mungesë në garën muzikore të Këngës Magjike, por këtë vit, me sa duket Evi Reçi e ka pasur gati këngën, ndaj nuk është menduar gjatë. Kënga Magjike, këtë vit, përveç shumë emrave të rikthyer në muzikë, do të rikthejë edhe Evi Reçin.

Untitled-1

Këngëtarja e njohur, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, i është përkushtuar kohët e fundit gazetarisë, por pa e lënë mënjanë pasionin për këngën.
Hera e fundit që ajo u paraqit në skenën e Këngës Magjike ishte viti 2009 me “Jeton tek ti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë herë, Evi do t’i rikthehet garës me një stil të ri. Vetë këngëtarja e ka konfirmuar lajmin edhe në profilin e saj në Instagram, ku shkruan ndër të tjera: “Pas 8 vitesh, kësaj radhe me shumë emocione dhe akoma me më shumë përgjegjësi. Zyrtarisht tek Kënga Magjike 2017”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?