Pas aksidentit, Ed Sheeran rinis turneun

Ed Sheeran u detyrua të shtyjë datat e turneut pas aksidentit të tij, dhe tani është duke njoftuar për koncerte të reja.

Këngëtari 26-vjeçar i cili lëndoi dy krahët në aksident, thotë se mjekët e lejuan atë t’i rikthehet turneut të tij në Singapor

Për fat të keq, vetëm disa nga datat e shtyra mund të ri-programihen por të tjerat u detyruan të anuloheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një vizitë me mjekët e mi, konfirmoi se mund të ri-organizoi koncertet në Singapor. Osaka, Tokio dhe Manila do të ri-programohen për në prill të vitit 2018. Datat e mia në Taipei, Seul, Hon Kong dhe Jakarta  do të duhet të anulohen, sepse është thjesht e pamundur të ri-përcaktohen këto për vitin e ardhshëm”, tha Ed në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi: “Unë jam me të vërtetë i plagosur dhe jo të gjitha datat mund të ri-planifikohen. Jam duke punuar shumë me ekipin tim për t’u përpjekur të kthehem në ato vende sa më shpejt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?