Pas arrestimit të vëllait, Alketa Vejsiu thyen heshtjen, publikon këtë video për fansat
Pas finalizimit të një operacioni policor i koduar ‘Telekomanda’ ditën e djeshme u arrestua vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Endrit Vejsiu, 29 vjeç u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Lajmi bëri mjaft bujë në mediat online. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë moderatorja Vejsiu ka publikuar në Instagram një video ku njofton fansat se sonte është nata e tretë e spektaklit ‘Dance With Me dhe i fton që ta ndjekin.
Moderatorja nuk ka bërë deri më tani asnjë sqarim për fansat lidhur me arrestimin e familjarit të saj, ndonëse nga këta të fundit ka pasur shumë reagime.
https://www.instagram.com/p/BoY1pUWgtjr/?taken-by=alketavejsiu
KOHA JONË SONDAZH

