Pas arrestimit të “Zogut të Tiranës”, mbyllet papritur emisioni televiziv ku ai bënte pjesë
Pak ditë më parë, para se situata në vend të bëhej tragjike për shkak të tërmetit që tronditi vendin, Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës u arrestua me akuzat e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Gjykata e Tiranës caktoi vendimin duke e dënuar me 15 ditë heqje lirie.
Të shumtë janë ata që pyesin: “Po me Casa de los 3s ç’do të bëhet?”- emision i cili moderohej nga Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj, ish-prezantuesit e “Ditë e re”, emision ky i cili aktualisht i është besuar dyshes Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.
Blitz.al ka kontaktuar personalisht me Dajanën pasi mësoi ekskluzivisht se “Casa de los 3s” është mbyllur, Dajana konfirmoi lajmin e mësuar nga Blitz.al por mohoi se arsyeja është arrestimi i Hermes Nikaj.
“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”- shprehet Dajana.
E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri pas mbylljes së emisionit, Dajana është shprehur:
“Patjetër që do të vij me diçka suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani.