Pas bujës mediatike, Meghan Markle shkëlqen në tapetin e kuq (FOTO)

Pas zhurmës mediatike që shkaktoi me qëndrimet e forta kundër Mbretërisë, Meghan Markle dhe Princi Harry janë rikthyer në tapetin e kuq. Duka dhe Dukesha e Sussex-it u shfaqën në galanë ”Salute to Freedom 2021” në Nju Jork, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Markle kishte veshur një fustan të kuq mahnitës nga Carolina Herrera, me një dekolte, bisht të gjatë dhe të fryrë e me pjesën e përparme të ngushtë e të çarë.

Meghan zgjodhi grim të lehtë e flokë të kapur për të nxjerrë më në pah fustanin, ndërsa bizhuteritë ishin po aq të thjeshta, vathë e byzylykë të imët, por të ndritshëm.

Princi Harry ishte veshur me një smoking klasik të zi për ceremoninë speciale. Duka i Sussex mbajti një fjalim në gala, ku preku përvojën e tij ushtarake dhe kohën e kaluar në SHBA, që prej kur u zhvendosën në vitin 2020 pasi u tërhoqën nga rolet mbretërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Princi Harry, i cili shërbeu në ushtrinë britanike për 10 vjet, u dha pesë të pranishmëve çmimin përurues Intrepid Valor Award.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?