Pas daljes nga Big Brother Angelo Haruni rrëfen për lidhjen e tij: “Ja si ndodhi”

Angelo Haruni, i cili la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”.

Ish-banori komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi ai foli për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën, qëndron në zemër gjithë jetë. Pastaj, nëse ka diçka më tutje, nuk di ta them në këto momente. Më ndikon akoma,” tha gazetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur se çfarë mesazhi ka për ish-partneren, ish-banori u shpreh:

“Nëse do t’i thoja diçka, është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu në njeriun pozitiv dhe të lumtur që ishe, ashtu siç di të bësh. Kaq. Nuk e di, kemi bërë një kohë të gjatë, thuajse një vit pa asnjë komunikim, kështu që është e vështirë të flasësh tani, kur akoma kam gjithë botën sipër.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?