Pas deklaratës së Ermal Mamaqit, Kelvi Kadilli merr hak!

Mes Ermal Mamaqit dhe Kelvi Kadillit duket se ka nisur një luftë e vërtetë. Gjithçka nisi me një postim të Kelvit, të bërë në rrjetet sociale, ku ky i fundit tregoi që Ermali kishte kopjuar një prej pyetjeve të përhershme që Kelvi ju bënte të ftuarve të tyre, nëse e bënin çiçin në dush.

Në videon e postuar, Kelvi shkruan: “Imitimi është forma më e lartë e adhurimit”.

I kontaktuar nga “Blitz.al”, lidhur më këtë postim të Kelvit, Ermali ka deklaruar se nuk e nuk ia kishte idenë se kush ishte Kelvi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklarate, Kelvi, moderatori i “Pop Culture”, nuk e ka lënë me kaq. Në programin, të cilin e prezanton së bashku me Dojna Memën, është transmetuar një video, e cila shfaq të gjitha  lojrat e programit “Xing me Ermalin” janë kopjuar nga emisione të ndryshme të huaja si “Jimmy Fallon Show” dhe “Ellen Degeneres Show”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndiqni videon më poshtë nga min 7′:

/topalbaniaradio/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?