Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas eliminimit nga BBV, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të javës

Showbiz E hënë, 12 Shkurt 2024 21:04
Pas eliminimit nga BBV, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të javës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas eliminimit nga ”Big Brother Albania Vip 3”, Meri Shehu është rikthyer në studiot televizive për të bërë parashikimin e yjeve. E ftuar tek emisioni ‘Rudina’ në TV Klan, Meri Shehu ka bërë parashikimin e yjeve për secilën shenjë horoskopi, duke zbuluar se me 5 yje këtë javë janë Luani dhe Ujori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Parashikimi i Meri Shehur për javën:

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 12 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 17 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 23 orësh

Dashi (3 yje)

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë në një moment shumë të fuqishëm, me planetë në Ujor. Do kenë njohje, dalje, argëtim, qëllime të rëndësishme, besoj se do ta shijojnë shumë. Do kenë edhe sherre zakonisht për çështje ekonomike, debate në shoqëri ose flirtime jo të mira, por marrin 3 yje sepse në një aspekt ekonomik mund të kenë favor të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe datat 13 mund t’i favorizojë. Në dashuri shikoj që shkasin sa andej-këtej dhe gjërat nuk janë kaq të qarta.

Demi (1 yll)

Demët do kenë probleme të fuqishme ekonomike dhe debate, sepse thashë që shumë planetë në Ujor do të jenë në katërkëndësh me Demin dhe kjo është një nga javët më të vështira të Demit. Mund të kenë probleme në karrierë, të cilat këto probleme do t’i bëjnë vetë, sepse do të jenë të pakujdesshëm edhe sidomos, do humbasin persona që do t’i ndihmonin si në çështjet ekonomike, si në karrierë. Kështu që, nëse e mbajnë mirë me veten, ose kujdesen për situatat edhe mund t’i rregullojnë, në të kundërt problemet me karrierën dhe me ekonominë do shkojnë shumë keq.

Binjakët (4 yje)

Janë në një fazë më të mirë, se shumë planetë në shenjën e Ujorit i favorizon, paçka se do të kenë kontradikta të fuqishme deri në datën 15, por unë po i heq këto kontradikta sepse binjakët nuk janë shenjë që u shkojnë deri në fund gjërave, kështu që nuk i përjetojnë ato ndjenjat maksimale. Dhe besoj që me 2 planetë të fuqishëm në Ujor, shumë Binjakë do udhëtojnë, do kontaktojnë, do hapen për sa i përket horizonteve të tyre dhe do të çlirohen nga brengat e situatat e brendshme, qoftë edhe nga ana shëndetësore, nëse mund të kenë.

Gaforrja (2 yje)

Do të jenë shumë të ndjeshme me këto debate të fuqishme që bëhen në Ujor. Për Gaforret në fakt, ka shumë preokupime me çështjet personale, sqarimet në jetën erotike, çështje ekonomike, por edhe çështje shumë të rëndësishme të shëndetit të njerëzve të afërm. Kështu që, shumë Gaforre do të jenë të preokupuar, do të kenë ato detyrimet çfarë kanë tek të tjerët, duhet t’i lajnë, duhet t’i menaxhojnë mirë ndjenjat, por edhe shpenzimet. Kështu që i shikoj Gaforret në një situatë paksa të vështirë, veçse në datën 13 mund të kenë një pozicionim të mirë të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe mund të marrin një fat.

Luani (5 yje)

Janë shumë të favorizuar. Kanë një periudhë shumë të mirë në dashuri dhe do marrin më në fund atë “PO”-në e madhe në një fejesë, ose në martesë. Dhe ato surprizat që kanë bërë për Shën Valentin do të dalin me shumë sukses. Kështu që, kjo është një javë që shumë Luanë mund ta shijojnë dhe mund të kemi gjëra shumë të bukura për jetën e tyre personale. Ku ka gjë më të bukur se një “PO” e madhe për një përgjigje që pritet për shumë kohë.

Virgjëresha (3 yje)

Nesër keni një ditë shumë me fat, nëse ju Virgjëreshët arrini ta menaxhoni mirë ose të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur. Por edhe sikur të mos jeni, do vijë një lajm i mirë ekonomik i fuqishëm, sidomos ato të lindura në 10-ditëshin e dytë, por nuk po përjashtoj dhe të tjerët. Kështu që shumë Virgjëresha do të ndihen aq të siguruara dhe aq mirë sa, edhe nëse bëhet ndonjë debat pune për ndonjë pozicionim që duan ose për ndonjë kërkesë tyre më të lartë, ose edhe ndonjë sqarim për ndonjë bashkëpunëtor, përsëri do ta kalojnë me sukses.

Peshorja (4 yje)

Ku ka më fat sesa Peshoret, me shumë planetë në Ujor, dhe Afërdita në Ujor dhe Marsi në Ujor, sa të kalojë dhe ky Plutoni që sikur i ka marrë pak sysh, por përsëri Peshoret do të arrijnë në lartësinë e tyre më të madhe për sa i përket jetës erotike. Ndoshta do të jetë shenja që do ta shijojë më këndshëm, më bukur, pa vënë ato unazat ose premtimet e mëdha, por nga njëherë shijimet aty në një ambient romantik, do të jenë të përjetuara shumë bukur.

Akrepi (2 yje)

Kanë 2 yje sepse siç e kuptoni, katërkëndëshat që bëhen me planetët në Ujor, nuk janë shumë të mira për Akrepët. Dhe Akrepët, atje ku duan t’i lidhin gjërat nuk i lidhin dot, ose do këputen disa fije në marrëdhëniet e tyre me njerëz të afërt ose me shpenzime që mund të kenë me çështje biznesesh. Akrepët i shikoj pak të shpenzuar këto kohë, qoftë nga ana ekonomike, qoftë në fushën e ndjenjave. Nesër është një datë e mirë edhe për ta, kështu që do ta shfrytëzojnë mirë.

Shigjetari (3 yje)

Shumë Shigjetarë do ta marrin seriozisht, aq sa munden ta marrin ata seriozisht një premtim të bukur erotik ose një vendim të mirë. Unë mendoj që me këtë harmoni të madhe të planetëve në Ujor, pas datës 15-16, mund të bëjnë mrekulli. Se deri atëherë, fillimi i javës është i vështirë dhe për këta, por nga data 15-16 do të çlirohen dhe besoj se edhe ndonjë lajm i mirë pune e erotik mund të jetë prezent për Shigjetarët.

Bricjapi (3 yje)

Janë të favorizuar nesër. Do të kenë shumë fat në ekonomi dhe në marrëdhëniet e tyre të ngushta familjare. Kështu që shumë Bricjapë do arrijnë të vendosin një stabilizim, por shpenzimet në fillim të javës janë të mëdha. Edhe sot nuk duhet të premtojnë shpenzime të tipit të madh ose investime shumë të mëdha.

Ujori (5 yje)

Janë një nga shenjat më të favorizuara në dashuri, për njohje të reja, për hapje të reja dhe shoqëri të reja madje. Ajo çka duhet të kenë kujdes Ujorët është mënyra e të ushqyerit, ngaqë do kenë një jetë shumë intensive, do jenë të rrëmbyer dhe veprimet e tyre, mund ta lënë veten e tyre pa ngrënë. E rëndësishme është, që duhet të kuptojnë se disa miqësi të vjetra marrin fund këtë kohë, kështu që ata që nuk e kanë mirë me Ujorët dhe janë miqësi të vjetra, të kenë kujdes që mos të humbin Ujorin.

Peshqit (2 yje)

Shenja e Ujorit për Peshqit është në shtëpinë e 12 dhe çdo gjë bëhet si në një kanal të mbyllur. Pra, është si në një tunel, që kërkon atë rrugëdaljen, por rrugëdalja ka të bëjë me jetën personale, me luftërat dhe me sqarimet e tyre personale. Plus, është futur Plutoni në shtëpinë e tyre të 12, që kërkon një metamorfozë të madhe, një përkthim shumë të madh për sa i përket jetës emocionale, fobive, planifikimeve të punëve dhe shumë angarive të tjera.

Etiketat e lidhura

Meri Shehu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 53 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 54 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 56 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 57 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.