Pas fitores së “Festivalit të RTSH-së”, zbulohet arsyeja pse Arilena Ara u largua drejt SHBA-së

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituesja e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”, festival i cili hapi polemika të shumta dhe u diskutua gjatë.

Menjëherë pas fitores me këngën “Shaj”, këngëtarja u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka kaluar edhe natën e ndërrimit të viteve.

Arilena po qëndron ende në Los Angeles, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe arsyen e largimit të saj.

Në InstaStory, këngëtarja ka publikuar një foto ku tregon se ndodhet në një studio regjistrimi në Kalifornia.

Ajo mban një fletë para vetes, ku shkruhet “Shaj New”, që me shumë mundësi është teksi në anglisht i këngës me të cilën do të na përfaqësojë në “Eurovision”.

Kështu, Arilena e ka nisur punën që tani për të na përfaqësuar denjësisht në festivalin e famshëm.

SHKARKO APP