Pas fotove me kolegen, Justin Timberlake bën këtë veprim ndaj bashkëshortes
Pak kohë më parë këngëtari Justin Timberlake ishte në qendër të vëmendjes mediatike pas disa fotove të publikuara në rrjete sociale ku ai shfaqej dorë për dore me kolegen e tij, Alisha Wainwright.
Fotot u komentuan gjatë si një mungesë respekti që këngëtari dhe aktori kishte treguar ndaj bashkëshortes së tij, aktores Jessica Biel.
Më pas ai bëri një postim të gjatë në Instagram, i nxitur nga Biel ku i kërkonte të falur për sjelljen e tij pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit, por asgjë nuk kishte ndodhur mes tij dhe koleges.
Burime pranë aktores Jessica Biel bën të ditur se ajo ishte mjaft e mërzitur me atë çfarë kishte ndodhur. Mirëpo tashmë duket se çifti ka nisur të vijojë marrëdhënien e tyre në mënyrë normale.
Në dy postimet e fundit e bëra nga Biel nuk kanë munguar komentet e bashkëshortit të saj. Në foton ku Biel ka pozuar me disa kolegë të saj ai ka shkruar “skuadra”, ndërsa në një video ku ajo tregon se ka nisur yogën ai ka komentuar me disa ikona zemrash.
Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë lidhur në martesë që prej vitit 2012 dhe kanë së bashku një djalë 4-vjeçar me emrin Silas.