Pas historisë 9-vjeçare me spikeren, Ermal Meta fejohet dhe përflitet si fitues i “Sanremo 2021” me këngën dedikuar ish-të dashurës

Në bashkëpunim me Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente”, këngëtari shqiptar Ermal Meta triumfoi në duet në këtë garë të fortë, duke fituar “Sanremon 2018”.

Por gjasat janë të fitojë dhe “Sanremon 2021”, pra, tre vite më vonë, duke qenë se kënga e tij renditet ndër më të pëlqyerat. Po pse kënga e Ermal Metës preku kaq shumë zemrat e publikut italian dhe jo vetëm?

Dhe le të fillojmë analizën me vargjet: “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar pak më shumë”…

Kështu fillon “Un milione di cose da dirti”, kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e festivalit “Sanremo 2021”, dhe që tani e përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit, që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruante revista e njohur italiane “Vanity Fair Italia”.

Kthimi i tij në “Sanremo”, tre vjet pas fitores me Fabrizio Moro-n dhe në vendin e pestë në “Eurovision Song Contest”, fillon pikërisht me këtë këngë dashurie shumë intime, të kompozuar nga Ermal Meta tre vjet më parë.

Mbeti në sirtar për një kohë të gjatë, përpara se artisti të vendoste t’ia dërgonte Amadeusit, i bindur se ishte pjesa e duhur, veçanërisht në një vit ku të gjithë kemi rizbuluar vlerën e afërsisë me tjetrin.

Ndryshe nga temat shoqërore dhe nganjëherë ndezëse që Ermali ka propozuar në skenë në të kaluarën, kjo është pjesëmarrja e tij e katërt në Festival, e gjashta nëse marrim parasysh përvojën me “Ameba 4” në 2006-ën dhe me “La fame di Camilla” në 2010-ën.

“Un milione di cose da dirti” është një këngë e thjeshtë, e rrallë dhe për këtë arsye, plot kuptim. Kënga deri tani është renditur e para pas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, por duke qenë se ka qenë një këngë e mbetur në sirtar, ka nga ata komentues që mendojnë se ai pavarësisht se tashmë është i fejuar, në ‘Sanremo” i këndon plot dashuri e dhimbje ish-it.

Kantautori Ermal Meta, një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare përsa i përket jetës private është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike.

E pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me ish-të fejuarën spikere në radio, Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me një tjetër italiane, Chiara Sturdà.

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, pak pasi ata ishin fejuar. Në tetor të vitit të kaluar, partnerja e tij festoi ditëlindjen e 30-të, e me këtë rast ai i kushtoi një urim romantik në rrjetet sociale.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, shkruante Ermali. Po kush është Chiara Sturdà, lidhjen me të cilën e mbajti sekret dhe e bëri publike me disa foto shumë romantike gjatë pushimeve në Greqi?

Ajo është agjente shitjesh, e apasionuar pas volejbollit dhe punon si menaxhere marketingu për “Top Player Company”. Në fotot në “Instagram”, ajo shfaqet si një vajzë mjaft solare, e bukur dhe shumë e dashuruar me Ermalin, me të cilin duket se ka krijuar një ndjenjë të veçantë.

E ndërkohë që duket shumë i lumtur, asgjë nuk e pengon një artist të vërtetë si ai që t’i këndojnë dashurisë së përjetshme, asaj që ndërron në pritjen e bukur e që koha nuk e zbeh.

Ndërkohë që të gjithë u çuditën pasi direkt pasi e bëri publike fejësën 9- vjeçare me gazetaren e radios, Silvia Notargiacomo, nuk vonoi shumë dhe u nda prej saj.

Gjithçka ndodhi para tre vitesh, ku bashkë me fitoren e kupës së “Sanremos”, humbi dhe lidhjen. Nuk vonoi shumë dhe ai kishte nisur një marrdhënie secrete me agjenten Chiara, me të cilën u fejua brenda dy viteve. /Panorama/

SHKARKO APP