Pas hitit “Malli”, Kidda vjen me bashkëpunim

Këngëtari i njohur shqiptar, Kidda, është bërë mjaft trend në industrinë muzikore. Ai është duke publikuar këngë të ndryshme që po kthehen në hite. Edhe në rrjete sociale ai është aktiv, duke i ofruar fansave të shohin më afër përditshmërinë e tij.

Përmes një postimi të fundit në rrjetin social Instagram, Kidda ka bërë të ditur se do të publikojë projektin e ri, i cili do të jetë bashkëpunim. Ndonëse ka dhënë këtë detaj, këngëtari nuk ka zbuluar ende emrin e artistit me të cilin do të sjellë duet.

Projekti i tij i fundit “Malli” ka shënuar sukses marramendës, duke u dëgjuar anembanë trojeve shqiptare. Me një klip të thjeshtë, deri më tani në platformën YouTube hiti ka marrë mbi 15 mijë klikime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?