Pas imitimit të Brikenës, reagojnë familjarët e Dj Gimbo

Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë debate, ndërsa një episod i fundit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Dj Gimbo, i cili është filmuar duke imituar mimikat e fytyrës së Brikena, veprim që është konsideruar nga një pjesë e publikut si tallës dhe ofendues.

Pas kritikave të shumta online, familjarët e Dj Gimbo, të cilët administrojnë edhe llogarinë e tij në rrjetet sociale, kanë reaguar përmes një deklarate publike, duke kërkuar falje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e publikuar në “Instastory”, ata theksojnë se veprimi nuk ka pasur qëllim ofendues dhe se duhet parë në kontekstin e presionit dhe kushteve të veçanta të formatit televiziv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd,” thuhet në reagim.

Në përfundim, familjarët nënvizojnë rëndësinë e respektit ndaj çdo individi dhe familjeje, duke e mbyllur deklaratën me një ndjesë të sinqertë.

Ky reagim synon të qetësojë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojnë raportet mes banorëve brenda shtëpisë dhe perceptimi i publikut ndaj këtij episodi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?