Pas jehonës në Sanremo, Alketa merr live reagimin e italianëve (VIDEO)
Nata e tretë e Festivalit Italian Sanremo, padiskutim mban emrin e Alketa Vejsiut. Energjia dhe dëshira e hershme e prezantueses së mirënjohur shqiptare, për të prekur këtë skenë, padyshim që u finalizua me shkëlqimin dhe paraqitjen dinjitoze. Pas festivalit, me qindra postime në rrjete sociale, uruan Vejsiun për këtë prezantimin që i rrëmbeu zemrën italianëve. Këtë e ka treguar vetë Alketa përmes një video të shpërndarë në Instagram, ku urimet dhe përgëzimet live nuk munguan. Me telefona në duar, fancat e rinj të Alketës, ishin shumë të lumtur teksa pranë tyre ishte ylli i Sanremo-s. Këtë dashuri për Alketën, fancat e rinj e treguan edhe me shtimin e ndjekësve në Instagram.
R.SH/Koha Jonë/
https://www.instagram.com/p/B8Rao_vHBme/