Pas këngëtarit, kryeministres i del tjetër video. Këtë herë në kërcim intim me një vajzë

Nuk kanë të sosur video-t për jetën private të kryeministres së Finlandës, Sanna Marin.  Këtë herë, politikania 36-vjeçare shfaqet duke kërcyer në mënyrë tepër sensuale me një tjetër vajzë.

Bëhet fjalë për një blogere të famshme finlandeze, Sabina Särkkä, 33 vjeç. Dy vajzat shihen teksa kërcejnë duke i hedhur duart në qafë njëra-tjetrës.

Video është regjistruar në një lokal nate ku Marin ishte filmuar më parë duke kërcyer me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta.

Pas videos, 38-vjeçari u detyrua të deklaronte se nuk kishte ndonjë lidhje intime me Marin, e cila është e martuar.

SHKARKO APP