Pas lajmit të ndarjes reagon Klaudia Pepa: Nuk është fundi i botës

Pak ditë pasi Klaudia dhe Albi konfirmuan se janë ndarë dhe nuk jetojnë më bashkë, në rrjetet sociale kanë qenë të shumta komentet për ata që e mbështetin, pavarësisht vendimeve të jetës private, por edhe për ata që vazhdojnë ta akuzojnë e të aludojnë për meritën e suksesit të balerinës së njohur.
klaudia-1
Pavarësisht shumë diskutimeve e komenteve në rrjetet sociale mes fansave të ҫiftit, Klaudia ka zgjedhur të mos përfshihet për të sqaruar vendimet e jetës së saj private.
Por sot ka replikuar me njërën prej ndjekëseve të profilit të saj, e cila i shkruan për “burrin që e ҫoi në Itali”: “Zemër, në Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset.

klaudia-pepa

Ҫdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”,- shkruan Klaudia duke dashur ta mbyllë diskutimin.

E ndërgjegjshme ndaj reagimeve e komenteve të panumërta, me qetësi Klaudia ka dashur t’i tërheqë vëmendjen edhe Albit, të cilin e ka etiketuar dhe e ka pyetur “ҫfarë po thonë more?”

Untitled-3

Por Albi i tërhequr si gjithmonë për të komentuar për jetën private, nuk ka preferuar të bëhet pjesë e diskutimeve online, por e ka përshëndetur ish-bashkëshorten vetëm me yje duke qëndruar indiferent për ato që shkruhen.

SHKARKO APP