Pas Lamborghinit, reperi i dhuron të dashurës aksesorë me diamant 100 karat

Reperja Cardi B festoi 26-vjetorin e lindjes para disa ditësh dhe dhuratat e bashkëshortit e kanë bërë të shkëlqejë.

Offset kishte shpenzuar një pasuri në bizhuteri të shtrenjta. Ai i bleu një varëse me diamantë që shkruanin “I like it”, hit i Cardi B.

Nuk munguan dhe dhuratat me emrin e vajzës së tyre, Kulture. Në postimet në Instagram, Cardi B tregon se i dashuri i zemrës i ka blerë një palë vathë, një byzylyk dhe një varëse të madhe me emrin e anëtares më të re në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të treja dhuratat janë të punuara me diamantë 100 karat. Për reperët, aksesorët e ndritshëm janë shumë të rëndësishëm. Nuk janë të rralla rastet kur Offset bën surpriza të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se para pak ditësh, ai i dhuroi Lamborghinin më të re në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?