Pas lançimit të linjës së bukurisë, Selena akuzohet se kopjoi Rihannën

Selena Gomez sapo ka nxjerrë në treg linjën e saj të bukurisë, të quajtur Rare Beauty. Kjo ishte diçka e shumëpritur nga fansat e Gomez, mirëpo sapo u publikua u shoqërua me kritika. Kjo për faktin se produktet kanë ngjashmëri të shumta në pamje me ato të markës së famshme të bukurisë të zotëruar nga Rihanna, Fenty Beauty.

Produktet e Rare Beauty janë këto.

Ndërsa ato të Fenty Beauty, këto.

Duke i krahasuar të dyja, mund të vihet re se ngjashmëria është e madhe.

Furça e të dyja markave është mjaft e ngjashme, veç disa detajeve të vogla.

Edhe shishet e produkteve janë thuajse njësoj.

Ndërkohë që as Selena dhe as Rihanna nuk kanë reaguar lidhur me këtë çështje, fansat janë ndarë në dy pjesë, ata që mendojnë se Rare ka kopjuar Fenty-n dhe ata që mendojnë se është normale të kenë ngjashmëri, pasi të gjitha markat e grimit kanë.

E vetmja që ka bërë një reagim (nëse mund ta quajmë të tillë), ka qenë faqja zyrtare e Fenty-t. Në postim ku një komentuese shprehej se Fenty solli ndryshimin dhe tani të gjithë po e kopjojnë, Fenty i përgjigjet thjesht me “OOP” dhe dy emoji.

SHKARKO APP