Pas lumit me komente, Beatrix reagon pas daljes nga shtëpia e BB Vip: Nëse Donaldi…

Këngëtarja e dashur nga publiku, Beatrix Ramosaj ka qenë një nga banoret më të komentuara nga publiku për 3 muaj qëndrim në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Pas daljes nga shtëpia, ajo ka reaguar fiks 4 ditë pasi la shtëpinë më të madhe në vend. Ajo thotë se në këto ditë, qetësinë e ka gjetur te muzika. Ndërsa për Donaldin, thotë se përveç se është tifozja më e madhe për fitoren, ajo sërish do të hidhej nëse Donaldi do ja kërkonte.

Postimi i plotë

Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjatë pershtatjes.

Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim. Mund t’u tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.

E di qe Monika dhe Arjola do jenë shume te lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashte. E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV. Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.

I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder. Duke qenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje show ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise. Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese Donald Veshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. Bekime dhe dashuri per te gjith ju.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

SHKARKO APP