Pas ndarjes, këngëtarja i kthen ish-të fejuarit unazën 100 mijë dollarëshe

Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor.

Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën. TMZ raporton se nuk ka debat se kush do e mbajë unazën.

Kujtojmë se këtë fundjavë, ata i dhanë fund fejesës 5 mujore. Thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller. Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmorri hapin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në ‘SNL’ për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende ndarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?