Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele në një romancë me reperin

Adele raportohet se është në një lidhje me reperin Skepta.

Lajmet vijnë pasi këngëtarja konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti Simon Konecki.

Daily Mail raporton se ylli i muzikës nisi një romancë reperin pasi dolën disa herë së bashku.

Ndërkohë miqtë e tyre thonë se do jenë një çift i shkëlqyer.

Adele u nda nga Simon në prill të këtij viti, pas 7 vitesh së bashku.

Dhe sipas burimeve këngëtarja mori pjesë festimet e 37-vjetorit të lindjes së Skepta në Crystal Maze në Londër.

Gjithashtu burimet shtojën se ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Ndërsa raportohet se kanë vendosur ta mbajnë lidhjen shumë private.

Adele ka një djalë me ish-bashkëshortin, Angelo. Ndërsa Skepta, emri i vërtetë i të cilit është Joseph Junior Adenuga Jr, u bë baba në nëntor të vitit të kaluar.

SHKARKO APP