Pas ndarjes nga Benardi, Xheni reagon ashpër ndaj një djali që e ka ngacmuar
Ndarja e çiftit Xheni-Benardi mërziti shumë fansat e tyre. Ku i dihet mbase një ditë ata mund të bashkohen sërish. Gjithsesi, sot nuk do të flasim konkretisht për ta.
Xheni dhe Bernardi
Xheni sot na ka çuditur me një postim që ka bërë në Instastory. Pas ndarjes me Benardin, me siguri shumë djem kanë filluar të ngacmojnë atë.
Por Xheni ka një përgjigje publike për një djalë që mesa duket po e bezdis bukuroshen. “Nëse do të më jepej sërish mundësia, do zgjidhja Benardin 1000 herë. Nuk jam penduar për asgjë, e kam dashur dhe më ka dashur dhe prap do të jetë pjesë e zemrës time.
Me vjen shumë keq për ty, edhe me qenë djali i fundit në botë, nuk do të kisha zgjedhur. Më mirë kështu si kanë shkuar gjërat se me ty. Shihe veten në pasqyrë ndonjëherë. Jam tjetër nivel”,-shkruan Xheni në postimin e saj. Për kë e ka bërë Xheni këtë postim!