Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj në një romancë me blogeren shqiptare?
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk janë më bashkë, gjë që u konfirmua nga Maliqi në një intervistë për “Rreze Dielli”, ku foli ndër të tjera për videon me Flor Mumajesin. Së fundmi, përflitet se Romeo është në një romancë me Sara Kolamin.
Burime pranë tyre pohojnë për Panorama Plus se “Romeo kishte filluar të shoqërohet me Sara Kolamin, ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën, madje kishte postuar edhe foto si çift në Instagram-in e tij”.
Sipas po të njëjtave burimeve, Romeo dhe Jonida nuk ishin më bashkë që prej fundit të dhjetorit dhe vendimi mendohet se u mor nga Maliqi.
Sipas Panorama, Romeo dhe Sara u njohën në ambientet e Vizion Plus, ku vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani realizojnë emisionin “Treshat”.
Sara Kolami nuk iu përgjigj kërkesës së Anabel.al për të komentuar zërat mbi romancën e saj me Veshajn.