Pas ndarjes nga Xhensila, Besi flet për zërat se është në një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”
Bes Kallaku është në qendër të vëmendjen, që me këngën që është një dedikim për ndarjen nga Xhensila dhe ndaj spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar.
I pyetur për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.
Më tej, aktori i humorit shtoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”,-tha për ”Anabel”. Si nisën thashethemet? Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto.