Pas ndarjes së bujshme, çifti i Big Brother bën veprimin që askush nuk e priste
Nëse ka ndonjë çift prej atyre të krijuar në Big Brother që, pa dyshim, do të mbahet mend gjatë, ata janë Xheni dhe Benardi. Jo vetëm për mënyrën e lojës brenda shtëpisë, por edhe për rrugëtimin që patën pas daljes nga shtëpia, simpatizantët që fituan edhe pas famës, si edhe interesin gjithmonë të shtuar të publikut për t’i parë bashkë.
Prej kohësh, Xheni dhe Benardi nuk kishin folur më publikisht për lidhjen e tyre, përveç ndodnjë ngacmimi që jepnin nga story-t për fansat.
Megjithatë, ishte Xheni ajo që në fillim të vitit postoi një foto që jo vetëm ngacmoi edhe një herë tjetër ndjekësit e saj, por edhe i bëri kureshtarë të gjithë më profilin e mashkullit që kishte në krah, për të cilin, në fakt, shumica ishin të bindur që ishte Benardi.
Çifti simpatik i Big Brother janë kthyer sërish bashkë dhe këtë e konfirmoi vetë Xheni pak kohë më parë kur u pyet nga një fanse pse e kishin mbajtur të fshehur këtë rikthim: “Besoj se pas një ndarjeje, s’është mirë ta bësh direkt publike, sepse nuk e di as vetë se si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja…” – shkroi Xheni asokohe.