Pas ndarjes së bujshme, Don Xhoni sërish në krahët e modeles ruse

Reperi Don Xhoni është rikthyer me ish-in e tij modelen ruse, dhe këtë e ka bërë me dije vetë Ariana.

Modelja ruse ka ndarë në Instagram-in e saj një foto në makinë duke u puthur me reperin, te cilën e ka fshirë shpejt.

Ajo i ka kthyer përgjigje një ndjekësje në rrjetet sociale e cila ka komentuar “Don Xhon Era Istrefi” poshtë videos së saj. “Ai është në Mal të Zi pa “Era bitches”,-ishte kundërpërgjigja e modeles ruse.

Kujtojmë që pas disa kohësh së bashku, rreth një vit më parë ishte Ariana Lirey ajo që bëri me dije po në Instagram se i kishte dhënë fund lidhjes me Don Xhonin.

Më herët modelja ka postuar në Instagramin e saj një foto ku iu kthye disa komenteve lidhur me reperin ku shkruan: ”Rusia nuk mposhtet, qullash”. I gjithë ky diskutim nisi pasi reperi u shfaq në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci, teksa ish-deputeti ka postuar një foto me të dhe krahas në formë shakaje për historinë e dashurisë së artistit ka shkruar:

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

SHKARKO APP