Pas operacionit rikthehet Selena Gomez, bëhet imazh i “Puma”

Ajo zbuloi javën e kaluar se i ishte nënshtuar operacionit të transplantit të veshkave në mënyrë të fshehtë, ndërsa vazhdon që të luftojë Lupusin. Por Selena Gomez e ka lënë shëndetin mënjanë dhe i është rikthyer biznesit. Aktorja dhe këngëtarja është bërë imazhi i ri i markës Puma. Ylli 25-vjeçar ka ndarë me fansat në Instagram lajmin duke postuar një fotografi e veshur me koleksionin e ri të veshjeve sportive të markës gjigande. Gjithashtu Puma dhe  i dashuri i saj The Weeknd kanë konfirmuar lajmin.

SHKARKO APP