Pas periudhës së errët në jetën e saj, këngëtarja e njohur bën tatuazhin domethënës (Foto)

Dy vjet më parë këngëtarja Demi Lovato kaloi një fazë shumë të vështirë në jetën e saj. Këngëtarja rrezikoi jetën për shkak të overdozës me heroinë. Mirëpo dëshira e saj për të jetuar bëri që Demi ta kalonte këtë situatë dhe të merrte jetën e saj në kontroll duke jetuar shëndetshëm.

Pas periudhës së vështirë që kaloi, ajo vendosi të bëjë një tatuazh shumë domethënës. Këngëtarja rrëfeu se kishte një ide konkrete për të bërë tatuazh, ndërsa i tregonte tatuatorit jetën e saj. Demi realizoi një engjëll me krahë të rënë, të cilin e tërheqin drejt dritës tre pëllumba (Simboli i Trinisë së Shenjtë- Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë).

Krahët e zinj të engjëllit të cilët duket sikur po shpërbëhen përfaqësojnë daljen nga errësira, ndërsa në kraharorin e tij dallohet një dritë e bardhë. Këngëtarja e ndau tatuazhin dhe kuptimin që ai ka me ndjekësit e saj në Instagram.

SHKARKO APP