Pas përplasjes me fansin Luana Vjollca merr një vendim drastik
Sapo kaloi një situatë traumatike e shkaktuar nga një adhurues.
Luana Vjollca u përndoq prej 8 muajsh nga 32 vjeçari Besmir Lila, derisa ky i fundit u përplas me të dashurin e Luanës, Krenar Çoçaj, konfikt që përfundoi në dhunë.
Pas arrestimit të Besmir Lilës policia tha se djali nga Lundra ishte i armatosur, ç’ka e bënte situatën dhe më të rrezikshme. Por edhe pse kanë kaluar ditë nga ngjarja, Luana ka vendosur të qëndrojë në heshtje dhe të mos ketë asnjë kontakt me fansat.
Deri tani, moderatorja u ka qëndruar larg rrjeteve sociale, e të njëjtën gjë ka bërë edhe i dashuri i saj Krenar Çoçaj, i cili gjatë ditëve të fundit ka fshirë shumë nga ndjekësit në Instagram. Por a është ky vendim i Luanës i përkohshëm, apo moderatorja ka vendosur që të mbajë distancë me fansat e saj? Këtë nuk e dimë, megjithatë mbetet të presim deri në një reagim të ri nga ajo.