Pas problemeve me alkoolin Ben Affleck shfaqet në publik

Rreth një muaj më parë aktori i njohur Ben Affleck iu nënshtrua rehabilitimit për të luftuar varësinë ndaj alkoolit.

Ditën e djeshme ai është fotografuar në publik krejtësisht i shdërruar. Sipas burimeve për People 46- vjeçari tashmë është më në formë se më parë, ndonëse vazhdon të kujdeset fort për veten duke mbajtur një regjim strikt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

E megjithatë beteja e tij me alkoolin nuk ka përfunduar ende, pasi varësia që aktori ka ndaj tij është shumë e madhe. Por pavarësisht kësaj, të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij po përpiqen ta ndihmojnë 46- vjeçarin të kalojë këtë periudhë të errët.

Aktualisht thuhet se Ben po bëhet gati për angazhimin e tij në një film të ri, projekt që pritet të bëhet publik në fillim të vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?