Pas sherrit mes Damianos dhe Ervinit fshihet një femër

Sherri mes Damianos dhe Ervinit në shtëpinë e “Big Brother 9” degjeneroi aq shumë, sa loja shënoi të humburin të humburin e vet.

Ai ishte Ervini, i cili të shtunën e kaluar la shtëpinë e së bashku me partneren e tij, Sidritën.

Pasi doli, Ervini e shprehu faktin se nuk e priste eleminimin kaq shpejt, pasi përflitej si një nga pretendentët kryesore për të prekur finalen.

I ftuar në “Fan Club” , Ervini volli vrer duke shprehur hapur pakënaqësitë ndaj “Big Brother” , që ishin të panumërta.

“Damiano dhe Sidrita njiheshin jashtë lojës, ai i ka ofruar shuma për ta blerë që të bënin lojë të dy”, duke u shprehur se “votat e publikut janë pa vlerë, pasi për të eleminuarit vendos produksioni”.

Ndërkaq, në një nga konfliktet e dy djemve, Damiano i thonte Ervinit se shpresonte që “Sidrita të mos mendonte dikë tjetër ndërkohë që puthej me të”. Në këtë material filmik me momente nga jeta në shtëpi ishte veçuar dhe situata kur Damiano i kishte kërkuar Sidritës të flinin bashkë dhe ajo i kishte thënë “po”, shkruan Panorama.

Ky fakt vërtetoi se arsyeja e urrejtjes Damiano-Ervin mund të ketë qënë dhe Sidrita, e cila kishte një njohje shtëpisë me Damianon, ndërkohë po jetonte një lidhje të re me Ervinin. Ndërkohë Ervini tha se pavarësisht të gjithave, ai do ta vazhdonte lidhjen me Sidritën edhe jashtë shtëpisë.

SHKARKO APP