Pas sherrit të madh, pajtohen Cardi B dhe Nicki Minaj

Pas sherrit të madh dhe shumë të përfolur të dy repereve, Nicki Minaj dhe Cardi B, ka ardhur koha që ato të dyja të bëjnë paqe. Atëherë kur askujt nuk ia priste mendja, dy reperet kanë i kanë dhënë fund “luftës” së tyre. Sherri i tyre degradoi deri aty sa edhe u rrahën e goditën njëra-tjetrën.

Por në një status në Twitter, Minaj duket se i ka dhënë fund luftës. ”Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua”.

Më pas Cardi publikoi statusin e Nicki-t, dhe shkroi: ”Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?