Pas sherrit të motrave, ish-kunata thumbon Khloe-n

Sherri i motrave Kardashian qarkulloi kudo, u bë meme, u komentua dhe kritikua gjatë dhe në fund u konsiderua si fals etj, derisa Kim dhe Kourtney thanë se nuk ndiheshin aspak mirë për gjithë çfarë ndodhi. E megjithatë, pikërisht atëherë kur duket se interneti ishte gati ta harronte sherrin e sikletshëm mes motrave, Blac Chyna futet në lojë.

Muaj më parë, Kylie kishte një kontratë me Balmain, në bazë të së cilës ishte e ftuar për të mbyllur sfilatën, në të cilën nuk shkoi dot sepse ishte sëmurë. Gjatë një bisede (pa praninë e Kylie-t), Kim thotë se vetëm ajo dhe Khloe nuk do ta kishin vendosur Kris Jenner në një pozitë të tillë siç e vendosi Kylie (Kris merret me kontratat). Në bisedë e sipër, debati u tensionua pasi si përherë, Kim u shpreh se Kourtney nuk bën asgjë dhe nuk punon. Kaq u desh dhe situata degradoi.

https://www.instagram.com/p/B-Pd7b6B7WX/?utm_source=ig_embed

Rikthehemi te Blac Chyna. Në një postim në Twitter, Khloe u shpreh me humor se Kourtney nuk ka asnjë shans të konfliktohet me të, pasi Khloe është 1.77 m dhe Kourtney 1.55 m. WOW, ç’argument! Ndërkohë Blac Chyna postoi një foto me mbishkrim “Po 5’2 [1.57 m]?”, i cili u komentua në internet si kunjë ndaj Khloe-t.

https://www.instagram.com/p/B-mjN1PBSlY/?utm_source=ig_embed

 

SHKARKO APP