Pas spekulimeve për ndarjen, Justin Timberlake dhe Jessica Biel i japin fund thashethemeve
Skandali i këngëtarit të njohur, Justin Timberlake i cili u fotografua duke shtënguar duart me Alisha Wainwright bëri xhiron e rrjetit disa muaj më parë.
Pas këtij lajmi në media qarkulluan të rejat më të fundit, ku thuhej se Justin ishte në një krizë me bashkëshorten e tij, Jessica Biel. Megjithatë pas kaq kohës duket se marrëdhënia e tyre ka mundur të rikuperohet.
Burime ekskluzive pranë tyre kanë treguar për ‘Cosmopolitan’ se dyshja po e kalojnë karantinën bashkë dhe e prioriteti kryesor i tyre është kujdesi për djalin e tyre, Silas.
Ky lajm i ka gëzuar ndjekësit e dyshes të cilët mendonin se çifti ishte drejt ndarjes. Ata kanë lënë një sërë komentesh në rrjetet sociale duke komentuar raportin e tyre.